Transmetuar më 10-06-2021, 03:19

Aktorja dhe ylli i filmit të famshëm në të gjithë botën, "Hirushja", ka ndërruar jetë. Libuše Šafránková ka vdekur në moshën 68 vjeçare, njoftoi familja e të ndjerës në Pragë.

Aktorja e më shumë se 150 filmave, mbahet mend për shikuesit kudo për rolin e Hirushes tek filmi i vitit 1973, një film ikonë që bëri të identifikohej gjithë jetën me këtë personazh.

Djali 44 vjeçar i "Hirushes" Josef Abrhám, gjithashtu aktor, tha për CNN Prima News, se nëna e tij vdiq të mërkurën në mëngjes në një spital të Pragës, pasi u operua një natë më parë, pa sukses. Ajo vuante nga kanceri në mushkëri.

Rafránková u bë i njohur përtej kufijve të Republikës Çeke si Hirushja. Në bashkëprodhimin e vitit 1973 midis kinemasë së Gjermanisë Lindore dhe studios së filmave me metrazh të gjatë të Çekosllovakisë, ajo luajti vajzën e thjeshtë e cila në fund fitoi zemrën e princit.

Që atëherë, filmi nuk është transmetuar vetëm në televizionin gjerman, por edhe në të gjithë botën çdo vit, sidomos rreth kohës së festave të fundvitit dhe ka magjepsur fansat.

Çdo dimër, një ekspozitë mbi një nga sukseset më të mëdha të aktores, hapet në Kalanë Moritzburg, vendndodhja autentike për filmat e përrallave në Saksoni.

"Ne i detyrohemi shumë asaj dhe karakterit të Hirushes. Faleminderit për shumë orë të mrekullueshme para ekranit, gjatë të cilave buzëqeshja juaj na bëri të lumtur në prag të Krishtlindjeve", – tha Dr. Christian Striefler, Drejtor Menaxhues i Pallateve Shtetërore, Kështjellave dhe Kopshteve të Saksonisë. /noa.al