A ka vlerë vaksina për ata që e kanë kaluar Kovidin? Përgjigjja e re është krejt e ndryshme
Transmetuar më 10-06-2021, 20:23

Komuniteti mjekësor në gjithë botën është ndarë më dysh për atë se sa është i nevojshëm vaksinimi për ata persona që e kanë kaluar Koronarivusin.

Pjesa më e madhe ishin të mendimit se çdokush që e ka kaluar duhet të vaksinohet, mjaft që të kenë kaluar tre muaj nga infektimi.

Por faktet e reja që u publikuan nga revistat mjekësore dhe u raportuan nga rrjeti televiziv amerikan FOX, flasin ndryshe.

Studimi që u krye nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore të Cleveland, Ohio – SHBA arrin në përfundimin se vaksinimi nuk ka asnjë vlerë tek ata persona që janë shëruar nga kovidi.

Në studim u përfshinë 52,238 persona dhe hulumtuesit shkencorë arritën në përfundimin se vaksinat nuk ofronin asnjë lloj mbrojtjeje shtesë për personat e infektuar më parë.

Megjithatë, të dhënat sugjerojnë vetëm periudhën e deritanishme sepse do të duhet ende kohë që të arrihet në një përfundim final.

Ndaj mjekët ende këmbëngulin se, në kushtet kur nuk dihet për sa kohë sistemi imunitar mund t’i rezistojë ri-infektimit apo varianteve të reja të Sars Cov-2, vaksinimi nuk duhet anashkaluar. Megjithatë, theksojnë ata, u duhet dhënë prioritet personave të painfektuar më parë.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti analizon studimin dhe përfshihet edhe ai në diskutimin nëse nevojitet apo jo vaksinimi i personave që tashmë e kanë kaluar në mënyrë natyrore infeksionin e COVID-19.

Ai e cilëson studimin e mësipërm që e gjeni në fotogaleri, si shumë të detajuar dhe thekson se i përket një institucioni shëndetësor që ka mbi 52 mijë mjekë dhe staf shkencor e shëndetësor.

Alimehmeti detajon se ndër 52.238 persona të vëzhguar, 2.579 persona e kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, dhe 49.659 persona nuk ishin infektuar.

Vaksinimet u kryen mbi 1.359 (53%) e personave që e kishin kaluar sëmundjen, dhe 22.777 (41%) e personave që nuk ishin infektuar.

Rezultati ishte: Nuk u infektua asnjë person i infektuar më parë, qoftë i vaksinuar apo i pavaksinuar.

Nga ana tjetër, u infektuan 2.139 persona të painfektuar më parë dhe të pavaksinuar (99.3%).

Po ashtu u infektuan 15 persona të painfektuar më parë dhe të vaksinuar (0.7%).

Në këtë pikë lind pyetja, cili është efektiviteti i vaksinimit. Alimehmeti veçon: "Ndër të infektuarit më parë, vaksinimi nuk luajti asnjë rol. Ndër të painfektuarit më parë, vaksinimi pati një efektivitet 96.9%".

Autorët thonë se është e arsyeshme të pritet që imuniteti i fituar nga infektimi natyror ofron mbrojtje efektive kundër infektimeve të ardhshme me SARS-CoV-2.

Në vetvete, pasiguria mbi kohëzgjatjen e imunitetit mbrojtës të ofruar nga infektimi natyror nuk është argument i vlefshëm për vaksinimin e personave të infektuar më parë.

Ky studim ofron evidencë të drejtpërdrejtë se vaksinimi me vaksinat më të mira në treg. /blerina/noa.al