Transmetuar më 13-06-2021, 11:57

Eriksen është jashtë rrezikut, i zgjuar, i vetëdijshëm, foli me shokët e tij të Danimarka me video-kamer, gjithashtu dërgoi një mesazh në grupin e Whatsapp të Interit.

Por, çfarë frike në minutën e 43-të të ndeshjes Danimarkë-Finlandë, kur ai papritmas u shemb në fushë. Ndërhyrjet e Kjaer ishin para së gjithash providenciale, pastaj nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar danez. Morten Boesen, një nga mjekët që ndihmuan Eriksen, shpjegoi ato momente dramatike.

"Ne u nisëm me vrap drejt tij, sapo Christian ra në fushë. Ishte e qartë se ai ishte pa ndjenja. Kur arritëm, ishte duke marrë frymë, ndjeva rrahjet e zemrës (pulsin).

Pastaj, papritmas nuk kishte më puls dhe, siç e panë të gjithë, filluam masazhin e zemrës. Shpëtimi ishte i menjëhershëm, ne bëmë atë që mundëm për ta mbajtur gjallë. Për fat të mirë ai e përqafoi jetën". /fredi/noa.al