Transmetuar më 14-06-2021, 13:31

Një burrë në Lushnjë ka krijuar situatë dramatike në banesën e tij dhe më tej te fqinjët përreth pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj partneres dhe djalit të tij të mitur dhe më pas hodhi sende nga lart duke shkaktuar dëme tek automjetet e parkuara poshtë pallatit të tij.

Me t’u informuar për atë që po ndodhte, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë shkuar në vendngjarje dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Bledar Biba, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i tij u bë pasi sipas policisë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases A. P., 39 vjeçe, si dhe ndaj djalit të tij të mitur 13 vjeç.

Gjithashtu, 43 vjeçari ka hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, disa sende dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe "Nisan", në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N. Këto mjete ishin të parkuara poshtë pallatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës". /ardi/noa.al

Foto arkiv