Transmetuar më 14-06-2021, 19:32

Benjamin Netanyahu nuk do të jetë më kryeministri i Izraelit pas 12 vitesh qeverisje.

Ai renditet si lideri më jetëgjatë në Izrael, pasi ka mbajtur postin si kryeministër që nga viti 2009.

Mirëpo aq shumë ishte “familjarizuar” me postin e tij, saqë harroi dhe u ul në karrigen e kryeministrit në Parlament edhe pse nuk i takonte më.

Shumë e morën me të qeshur, por një person, i tregoi që ai nuk mund të ulej më aty, pasi tanimë duhej të ulet në vendet e dedikuara për opozitën.

Qeverisja e Netanyahut përfundoi të dielën, pasi Parlamenti votoi pro një qeverie të re uniteti, të udhëhequr nga Naftali Bennett.

Pas këtij vendimi, Netanahu tha se së shpejti do të rikthehet në pushtet.

Më poshtë momenti kur harron pozicionin e tij: