Hungaria është tashmë pista më e lakimuar nga futbollistët shqiptar. Madje, edhe nga ata të kombëtares kuqezi.
I fundit që ka firmosur atje është Ylber Ramadani, pjesë e kombëtares së drejtuar nga Edy Reja. Kosovari, që më parë ka luajtur për Partizanin e Tiranës dhe Vejle BK në Danimarkë, sot është prezantuar te klubi i ri. Bëhet fjalë për te MTK Budapest.
Kujtojmë se në elitën e futbollit hungarez do të luajnë sezonin e ri edhe shqiptarë të tjerë si Myrto Uzuni, Hysen Memolla, Herdi Prenga dhe Jasir Asani.
Ja njoftimi i klubit hungarez me këtë rast: “Mesfushori 25-vjeçar bëri debutimin e tij në ekipin kombëtar shqiptar për të rritur më 2018 dhe që atëherë lojtari është ftuar vazhdimisht.
Shqipëria bën pjesë në një grup kualifikues me kombëtaren hungareze.
I lindur në Gjermani, Ylber Ramadani u bë një futbollist profesionist në Kosovë, ku ishte gjithashtu anëtar i ekipit kombëtar. Përparimi në karrierën e tij erdhi kur u kontraktua nga ekipi shqiptar, Partizani.
Ai ishte në gjendje të spikaste në skenën ndërkombëtare, për shembull në kualifikueset e BL kundër Ferencváros, kur kampionit hungarez iu rezervua lamtumira, një befasi të madhe.
Ramadani u zgjodh si lojtari i ri i vitit në sezonin e tij të parë, pas së cilës Vejle BK i Danimarkës e bleu atë. Ai nënshkroi një marrëveshje 4-vjeçare me klubin danez, përmbushi kontratën e tij, por tani ka vendosur të pranojë ofertën e MTK Budapest”.
“Ai i ka provuar aftësitë e tij në klubet shqiptare dhe daneze, si dhe me kombëtaren. Ne, gjithashtu i urojmë një rol të rëndësishëm te MTK”, – tha drejtori sportiv Balázs Polyák, pas marrëveshjes zyrtare. /fredi/noa.al