Bellingham bëhet futbollisti më i ri ndonjëherë, që ka luajtur në Kampionatin Europian, pas aktivizimit të djeshëm me Anglinë si zëvendësues.
17-vjeçari erdhi nga pankina për të zëvendësuar Harry Kane në ndeshjen e parë të kombëtares së tij në këtë kompeticion, kundër Kroacisë.
Mesfushori i Borussia Dortmund, gjithashtu ka thyer rekordin e Michael Owen për t’u bërë lojtari më i ri që përfaqëson Anglinë në një turne të madh.
Mbajtësi i mëparshëm i këtij rekordi (më i riu në Europian) ishte Jetro Willems, i cili ishte 18 vjeç kur përfaqësoi Hollandën në “Euro 2012”.
Kujtojmë se Anglia e filloi këtë Europian me fitoren 1-0 kundër Kroacisë. Raheem Sterling bëri ndryshimin për “Tre Luanët”, që do të ndeshen me Skocinë në ndeshjen e ardhshme, të premten e 18 qershorit. /fredi/noa.al