Transmetuar më 16-06-2021, 23:03

Italia fiton edhe takimin e dytë të vlefshëm për "Euro 2020".

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme, në Romë përballë Zvicrës, përfundoi me rezultatin 3-0.

Golat për Italinë u shënuan nga: Locatelli 26′, 52; dhe Immobile 89′.

Me këtë fitore, Italia kryeson "Grupin A" me 6 pikë të plota.

Kujtojmë që edhe takimin e parë Italia e fitoi me të njëjtin rezultat përballë Turqisë./noa.al/