Transmetuar më 17-06-2021, 19:49

Policia dhe prokuroria greke arritën sot në përfundimin se vrasësi i 20 vjeçares Caroline Crouch është burri i saj, Charalambos Harry Anagnostopulos. Ai u mor me një helikopter nga Alonissos, ku ndodhej për përkujtimin e 20-vjeçares që kishte të dyzetat.

Djali 32-vjeçar u thirr në mënyrë që të jepte një dëshmi të re, pasi të dhënat "mezi prisnin", siç deklaroi përfaqësuesi i policisë greke, raporton noa.al.

Elementët e rinj që kishte gjetur policia, u përballën me dëshminë e të riut që është marrë shtatë orë në pyetje në lidhje me rrethanat në të cilat gruaja e tij 20-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre, por përgjigjet e tij nuk ishin bindëse.

Janë 4 fakte të reja që gozhdojnë të riun grek i cili për javë të tëra arriti të tallë mbarë Greqinë duke përfshirë edhe Shqipërinë e Bullgarinë pasi akuzat u devijuar drejt shtetasve nga këto vende.

Autoritetet kanë në dispozicion të dhëna nga telefoni celular i Caroline 20-vjeçare, ku në mesnatën e natës fatale ka ndodhur një grindje me burrin e saj.

Në veçanti:

-Të dhënat që dolën nga telefoni celular i Anagnostopulos treguan se ai nuk kishte thënë të vërtetën: Një aplikacion në celularin e tij që regjistron hapat, tregoi se kur ai pretendonte se ishte i lidhur nga grabitësit, ai po ecte.

-Karta e kujtesës në kamerën e sigurisë u hoq në 1.20 të natës, ndërsa "grabitësit" u denoncua se kanë hyrë në shtëpi tre orë më vonë. Regjistrimi i fundit në kamera ishte rreth orës 12.30 të natës fatale dhe tregon pilotin të ulur me foshnjën në dhomën e ndenjes së shtëpisë, pa Caroline.

-Ora smart që 20-vjeçarja Caroline kishte në dorë është ajo që u ka dhënë informacione të reja autoriteteve dhe drejtoi hetimet në një pistë të re për krimin në Glyka Nera. Ora smart e Caroline regjistroi impulse të rritura dhe më pas asnjë shenjë jete, shumë më herët sesa koha kur piloti kishte deklaruar se ndodhi vrasja e saj.

-Sipas informacionit, çifti duket se kanë debatuar atë natë dhe në fakt, ata dyshohet se prej muajsh kishin përplasje aq sa Caroline ishte e vendosur të largohej bashkë me fëmijën motak.

Caroline ka shkëmbyer disa mesazhe me burrin e saj. Mesazhet janë shkëmbyer ndërsa 20-vjeçarja ishte në papafingo dhe 32 vjeçari në katin përdhes. Nga mesazhet dhe frazeologjia, krijohet përshtypja se çifti kishte një fërkim.

Në SMS ka frazeologji që i referohet konfliktit, ndërsa zbardhet se tekstet e shkruara mes tyre janë në anglisht. Në fakt, një nga termat e përdorur ishte "budalla". /noa.al/