Transmetuar më 19-06-2021, 00:30

Sergio Ramos përjetoi dje një nga ditët më të vështira të karrierës. Mbrojtësit iu desh t’i thoshte lamtumirë asaj që ka qenë shtëpia e tij për 16 vitet e fundit.

Nuk ishte vetëm ceremonia e nderimit, që Real Madridi i kushtoi atij, por edhe të gjitha mesazhet e mirënjohjes dhe dashurisë që mori përmes rrjeteve sociale, përfshirë ato të shokëve të tij të skuadrës.

Sidoqoftë, ishte një që u detyrua të priste më gjatë se të tjerët: Luka Modric. Kroati, një mik i ngushtë i Ramos (ata kanë shkuar me pushime së bashku) i kushtoi një postim në Instagram, shoqëruar me një tekst shumë emocional:

"Shoku dhe vëllai: është shumë e vështirë për mua të them lamtumirë për ty. Që nga dita e parë që kam mbërritur në Madrid ti ke qenë një person i veçantë për mua. Ne kemi vuajtur dhe kemi festuar, kemi humbur, por mbi të gjitha kemi fituar.

Ju keni qenë një shembull si bashkëlojtar dhe kapiten. Do të më mungosh shumë. Ju tashmë e dini që keni një mik tek unë. Faleminderit për gjithçka dhe fat të mirë! Të dua vëlla!"

Këtë status “nënshkroi” Luka, së bashku me një foto të të dyve duke festuar titullin e fundit, të fituar në vitin 2020.

Ramos nuk qëndroi indiferent dhe iu përgjigj shumë prej shokëve të skuadrës. Ndër përgjigjet më të veçanta, duhet të nënvizojmë atë të Lucas, një tjetër mbështetës i tij më i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes:

"Ne gjithmonë do të jemi së bashku, vëlla. Unë të dua shumë!" Një koleg tjetër, që la koment ishte Toni Kroos: "Ti je i shkëlqyeshëm. Të dua vëlla!"

Një koment tjetër i rëndësishëm ishte nga Zidane. Francezi përdori “emoji” në vend të fjalëve, duke i lënë tri zemra.

Ndër reagimet e tjera, vërehet afeksioni i Roberto Carlos, ish-bashkëlojtarit dhe zyrtarit aktual të klubit. "Unë të dua shumë! Do të të mbaj gjithnjë në zemrën time. Gjithmonë mirënjohës!”

Carvajal, Marcelo dhe Isco gjithashtu i lanë disa zemra, ndërsa Varane i kushtoi disa rreshta: "Një kënaqësi që kam luftuar me vëllain tim në krahë". Benzema, gjithashtu nuk kurseu “emoji” prej zemre dhe shkroi: "Vëllai i madh!" /fredi/noa.al