Transmetuar më 19-06-2021, 06:59

Imazhet që shikoni në galeri, bëjnë shumë përshtypje tani që jemi ende gjatë pandemisë. Vjet ato ishin ende një ëndërr kurse një vit më herët, nëse të zakonshme.

Ndërsa sivjet teksa shikon që mijëra njerëz grumbullohen çdo pasdite deri vonë në mesnatë në Fan Zone te Sheshi Skënderbej, krijon ndjesinë se kovidi nuk ekziston më.

Po ashtu kupton qartë se janë shumë pak tashmë në Shqipëri që kanë frikë kovidin. Një vëzhgim që noa.al bëri mbrëmë në Shesh, nxori në pah se thuajse të gjithë të pranishmit ishin të pavaksinuar.

Mbrëmë pati shumë fansa për ndeshjen Angli-Skoci. Shumë tifozë të Anglisë, por çuditërisht edhe të Skocisë, ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ku ndoqën ndeshjen në ekranin gjigant dhe u dëfryen duke ngrënë, pirë dhe kërcyer mbi tavolina.