Transmetuar më 19-06-2021, 10:02

Një deklarate që 32 vjeçari Anagnostopulos bëri për hetuesit, se e mbyti të shoqen pasi ajo refuzoi ti çonte fëmijën lart për të fjetur, nuk iu kushtua rëndësi.

Por tani po dalin detaje të tjera që mund të ndryshojnë sërish rrjedhën e hetimit pas ditari i Caroline Crouch, 20 vjeçares që u vra në Greqi 40 ditë më parë, është zbardhur orët e fundit nga policia greke, raporton noa.al.

Zbulimi i ditarit vjen ndërsa i dyshuari Haralambos Anagnostopulos, njohur dhe si Babis dhe Harry ka shtuar deklaratat se vrasja erdhi pas sherreve që nuk po kishin të sosur prej kohësh në familjen e tyre.

Në ditar, Caroline përshkruan tensionet midis çiftit. Konkretisht, më 15 nëntor 2019, ajo shkruan: "Unë jam 18 vjeç dhe dua sërish të provoj të bëj një fëmijë! Babit nuk i kam thënë akoma. Sepse sot u përleshëm, u sherrosëm dhe e lëndova. I thashë se për atë nuk kishte pikë rëndësie që ne e humbën foshnjën. U pendova për momentin kur e thashë. Kur nevrikosem nuk më intereson se sa do ta lëndoj. Në thelb dua që ta lëndoj sa më shumë, aq sa mundem. Ndihem shumë e lënduar, ndaj shpesh nxjerr gjithë dufin dhe shfryj zemërimin tek Babi. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu por ndonjëherë nuk e kupton se për çfarë unë kam nevojë dhe se gjithçka që më duhet është që ai të jetë pranë meje".

Një shënim tjetër nga Caroline në ditarin e saj, ishte: "Dje u përleshëm me Babin sërish. Hormonet më janë rritur shumë dhe shpërthyen mbi të. I bërtita, e godita dhe i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Nuk kemi folur fare dje. Sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë, por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë, jam shumë e mërzitur, padyshim që ai nuk do ta lëndonte kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për të është më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Por jam aq e ndikuar nga hormonet e mia saqë Babis duhet ta dijë, por mua më vjen turp t’ia them. E di që ai do të më mbështesë, por nuk mund t’i them. Unë s’jam mirë, por jam duke u përpjekur për fëmijën tim. Nuk dua që ajo të ndiejë se nëna nuk e dëshiron dhe nuk e do. Problemet e mia hormonale janë të miat. "Fakti që Babis po preket prej tyre nuk do të thotë se unë e kam me të."

Në një shënim tjetër më 30.12.19, pak para vitit të ri, thuhet: "Sot u sherrosa prapë me Babin. Menjëherë pasi hëngrëm mëngjes. E godita, e shava dhe pastaj shkova në dhomën studio. Gjithë ditën erdhi e më pyeti se çfarë dua të ha. Unë nuk kam ngrënë asgjë. Rri shtrirë në shtrat dhe nuk mund të fle, kam një tension të tmerrshëm. Vajta e dola në ballkon vetëm me bluzën të veshur dhe kam qarë se nuk jam mirë".

Në një shënim tjetër të datës 31.12.19 ajo shkruan: "U përlesha përsëri me Babin. Këtë herë shumë. E godita, e mallkova dhe theva derën. E tëra që doja të bëja ishte ta pyesja nëse isha mirë kur u zgjova. U zgjova aq e dobët dhe e lodhur. Po mendoj të iki. Për të shkuar te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babin. Unë e dua aq shumë sa nuk mund ta lë dhe le të më lëndojë kjo marrëdhënie ".

Në një shënim tjetër më 3 korrik 2020 ajo shkruan: "Sot e vogli ime është një muajshe dhe po sot është dita që i thashë Babit se dua të largohem nga shtëpia. … U ndjeva dhe ndihem si e mjerë. Sapo ai u nis për në spital të marrë përgjigjet e analizave të vajzës që është e shtruar aty, fillova të kërkoj shtëpi. Gjeta pikërisht atë që kërkoja dhe ishte në Chalandri. Kur ai u kthye nga spitali ai më pyeti nëse doja të ndahesha. Unë nuk iu përgjigja. Por pastaj nisa të bërtas, të qaj dhe të ulëras dhe i thashë se po mendoja ta lija që para se të mbetesha shtatzënë. Por pastaj mbeta shtatzënë, kështu që qëndrova me të në mënyrë që vajza ime të mos rritet pa dy prindërit e tij".

Ditari nxjerr kështu në pah se çifti ka pasur probleme të shumta deri në dhunë psikologjike dhe fizike.

Këtu vlen të përmendet dhe dinamika e natës midis 10 dhe 11 majit 2021. Sipas dëshmisë së 32 vjeçarit, ngjarja ndodhi kështu: "Unë po qëndroja me vajzën në sallon. Caroline ishte lart në dhomën e gjumit. Goca donte të flinte. I thashë gruas që do ta sjell lart vajzën që të flejë. Ajo më tha jo, mos e sill se dua të fle. Në një moment, mora gocën në krahë dhe u ngjita lart. Ajo u nxeh: Pse ma solle këtu. E mori vajzën dhe e hodhi pa pikë kujdesi në shtratin e saj. Aty mu errën sytë dhe nuk durova më. Iu sula time shoqeje dhe e kapa nga fyti. Nuk po ndalesha. Ndërsa ajo lëvizte në krahët e mi për tu çliruar, unë e hodha në shtrat dhe i vura jastëkun mbi kokë derisa nuk lëvizi më".

Mbrojtja ligjore e të dyshuarit po përgatit një mbrojtje që me zbulimin e ditarit ka hapësira për të trajtuar vrasjen si rrjedhojë e gjendjes së rënduar psikike të palëve. Paraprakisht i dyshuari përballet me akuza që mund ta dënojnë atë me 16 vjet burg që për më pak se 8 vjet e nxjerrin në liri me kusht, por ndryshimi i akuzave mund të çojë në reduktim të mëtejshëm. /noa.al