Transmetuar më 19-06-2021, 11:20

Regjistro rekorde në fushën e lojës, regjistro shifra të pabesueshme edhe në rrjetet sociale. Pas një sezoni jo fort emocionues te Juventusi, Cristiano Ronaldo po shijon Kampionatin Europian. Dopietë e tij kundër Hungarisë në debutimin e “Euro 2020”. Sidoqoftë, nuk ka limite për 36-vjeçarin. Numri 7 i Juventusit dje ka arritur një rekord të ri: bëhet personi i parë që rrumbullakos 300 milionë ndjekës në Instagram.

Një moment historik i pabesueshëm, që e bën më të kuptueshme përmasën e ndikimit të Cristiano Ronaldos në glob, vërtetuar edhe nga çështja e fundit e Coca Cola në rrjetet sociale. Një analizë e postimeve sociale në Facebook, Instagram dhe Tëitter konstaton se ylli portugez gjeneroi një vëllim prej 381 mijë ndërveprimesh, përfshirë komentet, pëlqimet dhe shpërndarjet.

Kjo është lista e 10 më të ndjekurve në Instagram:

1. Cristiano Ronaldo – 300 milionë

2. Dwayne Johnson – 246 milionë

3. Ariana Grande – 244 milionë

4. Kylie Jenner – 241 milionë

5. Selena Gomez – 238 milionë

6. Kim Kardashian – 229 milionë

7 Lionel Messi – 218 milionë

8. Beyonce – 186 milionë

9. Justin Bieber – 178 milionë

10. Kendall Jenner – 170 milionë