Transmetuar më 19-06-2021, 11:47

Sipas “Sky Sports”, Chelsea vazhdon të ndërmarrë hapa që e afrojnë me Achraf Hakimi. Ofertës së fundit prej 60 milionë euro, plus Marcos Alonso, blutë e Londrës janë gati t’i shtojnë një emër tjetër, atë të Davide Zappacosta, huazuar te Genoa këtë sezon. Interi dëshiron 80 milionë, por duket se joshet nga ideja për të marrë edhe ndonjë lojtar si këmbim.

Emerson Palmieri dhe Andreas Christensen janë gjithashtu në tryezën e negociatave, sipas medias së lartpërmendur, por ata që tërheqin vërtet interesin zikaltër janë dy të përmendurit më parë. Është e qartë se Chelsea do të bëjë gjithçka për marokenin, teksa vendosi deri në katër lojtarë në “paketë”, përveç një shume të konsiderueshme parash, për të mposhtur PSG-në në garën për anësorin në fjalë.