Transmetuar më 20-06-2021, 06:41

Një biznesmen në Sarandë dhe një pushues nga Tirana janë plagosur sot herët në mëngjes pasi u përballën me një sulm me automatik nga persona të panjohur të cilët synonin jo pushuesin që e kapën plumba të rastësishme, por të riun vendas.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali në qytetin e Sarandës, në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës.

Në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Spiro Iliadhi, 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Që të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para raportohet se ngjarja ishte sulm ndaj biznesmenit, por plumbat kanë marrë dhe një qytetar të rastësishëm, 33 vjeçarin shqiptaro amerikan që kishte ardhur për pushime në Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve. /noa.al