Transmetuar më 20-06-2021, 13:12

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Carolina Crouch, 20-vjeçarja që u mbyt nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos. Ka qenë shoqja e saj ajo që ka rrëfyer detaje rreth marrëdhënies së çiftit, ndërsa pohoi se dy mikeshat ishin takuar pak orë para se të ndodhte ngjarja e rëndë dhe konstatoi një sjellje të çuditshme.

Mediat greke raportojnë se takimi mes dy vajzave kishte ndodhur në Sheshin Barnabas në Athinë. Sipas shoqes së Caroline, atë ditë viktima kishte qenë e mërzitur, por nuk e kishte treguar arsyen se pse, ndërsa shtoi se në fund të takimit të tyre aty kishte shkuar edhe Babis bashkë me foshnjën.

“Ajo ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike, por kur e dëgjova e kuptova që ajo ishte vetëm e fryrë dhe donte që ne të dilnim për të ‘shpërthyer’. Por atë ditë nuk më tha asgjë për çfarë ishte mërzitur”, mësohet të jetë shprehur shoqja e 20-vjeçares para oficerëve të policisë.

Një tjetër detaj që tregon shoqja e viktimës ishte fakti se Carolina dhe 33-vjeçari kishin të shkarkuar një aplikacion në telefon që tregonte vendndodhjen e saktë të secilit prej tyre. Sipas saj, Caroline kishte një karakter të mbyllur dhe se donte që t’i fshinte problemet e saj.

“Edhe pse ishim mikesha, nuk thamë gjithçka haptasi. Ajo nuk e kërkoi këshillën time. Ata kishin një lidhje të çuditshme”, – tha ajo.

Një tjetër mister ishte diçka që Caroline kishte dëgjuar nga psikologu.

“Edhe pse kishte shkuar në universitet, ajo donte të bëhej pastiçiere. Edhe një gjë që dua t’ju them është se Caroline po shkonte te një psikolog. Në fakt, ajo më kishte thënë shumë herë se nuk i pëlqente ajo që po i thoshte psikologu. Ajo ishte një vajzë shumë dinamike dhe me shumë besim, besonte se mund të përballej dhe të arrinte gjithçka”.

Krimi që tronditi Greqinë më 11 maj, u raportua në fillim si vrasje në grabitje ndërsa më pas u zbulua se autor i vrasjes së nënës së vogëlushes 12-muajshe ishte vetë bashkëshorti i saj, Babis Anagnastopoulos.