Transmetuar më 20-06-2021, 20:00

Lexoni më poshtë: Reportazh në banesën e të ndjerës

Një adoleshente ka humbur jetën sot pasdite në rrethana që po hetohen nga policia dhe dyshimet e para janë se është rrëzuar nga një pemë.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnjë, raporton noa.al.

Vajza 17 vjeçe, Klea Qeta, dyshohet se është rrëzuar nga pema dhe është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës.

E mitura më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, por ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Reportazh në banesën e të ndjerës

Klea ishte vetëm 17 vjeçe dhe pakkush e beson se ajo iku nga kjo botë. Në banesën e familjes Qeta janë të tronditur. Jo vetëm ata por i tërë fshati Thanasaj i Lushnjës.

Ata tregojnë se Klea ishte në oborrin e shtëpisë dhe vendosi të hipë në pemën e fikut që të vjelë ca kokrra fiq që sa kishin nisur të piqeshin.

Këtu nisën peripecitë e familjes Qeta për të shpëtuar të miturën. Nëna, babai, vëllai dhe motra më e madhe por edhe vëllai më i vogël, u pikëlluan tej mase.

Rendin ta çojnë me urgjencë në spitalin e Rrogozhinës. Por duket se atje nuk e mirën përsipër, sepse më pas rendin drejt spitalit të Durrësit. Por asgjë nuk vlejti, Klea e gjorë ndërroi jetë. /xh.b/a.b/noa.al