Transmetuar më 20-06-2021, 21:16

Dëshmia e oficerëve të policisë që hynë për herë të parë në shtëpinë më të famshme në Greqi ku vetëm këto ditë u zbardh se Haralambos Anagnostopulos, njohur si Harry dhe Babis, mbyti për vdekje gruan e tij Caroline Crouch.

Autoritetet policore kanë pranuar që të bëhet publike dëshmia e plotë e oficerëve për minutat që nga telefonata deri në bastisjen e shtëpisë.

Oficerët e policisë përshkruan në detaje se vrasësi luante në mënyrë perfekte rolin e burrit të tronditur.

Në orën 6 e 15 në mëngjesin e 11 majit 2021, salla operative jep sinjal për një person që thirri për ndihmë në Glyka Nera.

Ekipi i një makine patrullimi që ishte në zonën e Stavros të Agia Paraskevi në Athinë, kupton se diçka serioze po ndodh dhe vendos të shkojë në adresën e përmendur nga qendra.

Christos Vardikos e mbajnë mend të gjithë grekët si mori vogëlushen Lydia në pranë Karolinës së vdekur dhe e mbajti në krahë.

Kur patrulla mbërriti në shtëpi, takon një fqinj të çiftit, i cili tha se sapo kishte marrë një telefonatë nga piloti dhe e dëgjoi duke ulëritur.

Dëshmia e Vardikos vijon: "Dëgjova një zë të mbytur të një burri që thërriste, ndihmë, thyejnë derën.

Hymë nga pas te një dritare bodrumi që ishte e hapur. Një shkallë na nxori në katin përdhes ku ishin dhoma e ndenjes dhe kuzhina. Pasi zbuluam se nuk kishte asnjë person në zonë, përmes shkallëve të brendshme, u drejtuam për lart. Pamë që nga kangjella e shkallëve midis katit të parë dhe katit përdhes ishte varur nga qafa një qen që nuk jetonte. Qeni ishte varur me një rrip lëkure të zezë.

U ngjitëm në katin e parë, ku kishte dy dhoma dhe një banjo. As atje nuk gjetëm askënd, kështu që u ngjitëm në katin e dytë të shtëpisë, një papafingo ku ishte një dhomë gjumi.

Sa hymë në dhomë pamë në shtrat një femër me duart e lidhura me një triko. Në trup kishte vetëm mbathje. Mbi trupin e saj ishte një fëmijë që qëndronte zgjuar, më shihte dhe nuk po qante.

Në dysheme ngjitur me shtratin, në të majtë të shtratit ishte një burrë, i cili ishte prangosur me një spango të bardhë. Për ta kuptuar më mirë, krahët dhe këmbët e burrit ishin të lidhura së bashku dhe drejt trupit. Ata nuk ishin të lidhura mbrapa. Kishte gjithashtu një shirit ngjitës ngjyrë kafe të lidhur rreth qafës disa herë, mjaft fort në gojë,  të paktën 4-5 herë dhe një herë ishte kaluar edhe mbi sy”.

Këmbët e burrit ishin drejt derës dhe koka e tij drejt krevatit. Ky burrë kishte veshur vetëm të brendshme dhe ishte gjithashtu i lidhur.

Burri ishte në një gjendje paniku. Me një thikë i preva shiritin dhe spangot. Pranë kokës së burrit ishte hapur një celular.

Kur u çlirua, nisi të tregojë se ishin grabitur, se i ishte rënë të fikët dhe se arriti me hundë ti telefonojë policisë. Tha se tre burra të armatosur kishin pushtuar shtëpinë.

Sapo e zgjidha, ai u ngrit dhe përqafoi foshnjën. Na tha se tre burra hynë me armë, të gjithë mbanin pistoleta dhe kërkuan para prej tij. Tha se ia vranë gruan edhe pasi u tha se ku ishin paratë.

Mora vajzën e vogël në krahë dhe zbrita në katin përdhes të shtëpisë. E nxora jashtë shtëpisë.

Nëpër dhoma ishte rrëmujë dhe krijohej përshtypja se ishin kontrolluar nga grabitësit", – përfundon dëshmia. /ardi/