Transmetuar më 20-06-2021, 21:27

Një ngjarje disi absurde mund të konsiderohet një e tillë e ndodhur së fundmi në Itali.

Në një provincë të shtetit fqinj, një histori e vjetër mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Policia arrestoi një 75-vjeçar sepse kërcënoi me armë një 72-vjeçar, ndersa mësohet se të dy e njihnin mirë njëri-tjetrin.

Në vitin 1987, 72-vjeçarin e braktisi gruaja e tij dhe nisi një histori dashurie me burrin tjetër.

34 vjet më vonë, mosmarrëveshjet mes tyre nuk kanë marrë fund, ndersa është 75-vjeçari që ka marrë hak.

Ata u takuan të premten dhe pas një debati, i moshuari nxori armën dhe e kërcënoi me vdekje rivalin e tij në dashuri.

Dëshmitarët njoftuan policinë dhe falë ndërhyrjes ngjarja u neutralizua.