Transmetuar më 20-06-2021, 22:58

Vrasja e Carolinës në Greqi nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, tronditi jo pak opinionin në Greqi.

Piloti 32-vjeçar vrau gruan e tij dhe më pas e sajoi ngjarjen si një grabitje.

Sipas mediave greke, vëllai 32-vjeçarit i bëri një vizitë këtë të shtunë në qeli.

Në takimin që zhvilloi me të, mësohet se piloti i kërkoi librin “Origjina e gjithçkaje”, një libër për civilizimin njerëzor nga Big Bang deri në ditët e sotme.

Vrasja që tronditi Greqinë u “zbulua” nga ora inteligjente që kishte në dorën e vetë, viktima 20 vjeçe.

Sipas ekspertit mjeko-ligjor, ora ruan të gjitha parametrat jetësore dhe pas përgjigjes që ka dhënë laboratori, ka rezultuar se nëna e foshnjës 11-muajshe u mbyt në gjumë nga burri i saj.

32-vjeçari Babis Anagnostopulos fshehu krimin, duke pretenduar se kishin qenë disa persona që hynë si grabitës ata që kryen vrasjen, mirëpo gjithçka u zbulua dhe rezultoi një vrasje makabre nga vetë bashkëshorti.