Transmetuar më 21-06-2021, 11:11

Pas debutimit fitues me Hungarinë, Portugalia u frenua në xhiron e dytë të Grupit F. Ajo u mund në “Allianz Arena” kundër Gjermanisë, që me poker golash gjeti 3 pikët e para në “Euro 2020”. Një ndeshje me një mijë emocione midis pancerëve dhe luzitanëve, me protagonistin e zakonshëm Cristiano Ronaldo. Pas dopietës në debutim, fenomeni i Juventusit pati një tjetër paraqitje mbresëlënëse ndaj Gjermanisë.

36-vjeçari hapi rezultatin e ndeshjes, duke shënuar një gol të çmendur. Në minutën e 15-të të pjesës së parë, atij iu deshën vetëm 10 sekonda për ta pastruar topin nga zona e tij e portës dhe më pas të shkonte të mposhtte Neuer në anën tjetër të fushës. Një “raketë” absolute, nga porta në portë në vetëm 10 sekonda, me kundërshtarë përballë, jo me fushën bosh, si në një garë atletësh 100-metërshe…