Transmetuar më 21-06-2021, 12:55

Mbrojtësi legjendar italian, Alessandro Nesta, ka kujtuar përballjen e fundit me Lionel Messin dhe mënyrën se si u "shkatërrua mendërisht" nga superylli i Barcelonës, kur të dyja skuadrat e tyre, Milan dhe Barcelonau, u përballën në Ligën e Kampionëve më 2013.

Nesta fitoi pothuajse gjithçka, duke pasur një karriere fenomenale në Serie A. Po ashtu, ai ishte pjesë e kombëtares së Italisë, që fitoi Kupën e Botës më 2006. Mbrojtësi luajti kundër Messit në fund të karrierës së tij dhe pranoi se ishte tejet e vështirë.

"Gjëja që më kaloi në depresion është se ai m’u zhduk dhjetë herë brenda dhjetë minutave, ndërsa unë kuptova limitet e mia në moshën 37 vjeç, – tha ai për “Calciatori Brutti”. – Në minutën e 10-të e godita, por rashë vetë për tokë i rraskapitur. Në atë moment mund të shihja yjet në qiell…. Sa hapa sytë, Messi po rrinte përpara meje, më shtriu dorën për të më ngritur lart. Aty më shkatërroi edhe më keq mendërisht.

A e kuptoni situatën? Isha shtrirë përtokë dhe pas dy sekondash, kur hap sytë, pashë fytyrën e tij me dorën përpara, teksa donte të më ndihmonte të ngrihesha”. Kujtojmë se Messi shënoi dy herë në atë ndeshje, teksa Barcelona fitoi 3-1 në çerekfinale të Champions-it, ndaj kuqezinjve.