Transmetuar më 21-06-2021, 15:14

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vendosur të zgjedhë mandatin e deputetit në qarkun e Fierit.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka publikuar një shkresë të depozituar nga LSI në KQZ, ku Kryemadhi vendos të zgjedhë mandatin e Fierit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Monika Kryemadhi arriti të fitonte mandatin si në qarkun e Tiranës edhe në qarkun e Fierit.

LSI në zgjedhjet e 25 prillit mori 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër. Pas Kryemadhit dhe Erisa Xhixhos, në listën e Tiranës është Petrit Vasili.