Transmetuar më 21-06-2021, 20:55

Vrasja e Carolinës në Greqi nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, tronditi jo pak opinionin në Greqi.

Piloti 32-vjeçar vrau gruan e tij dhe më pas e sajoi ngjarjen si një grabitje.

Mediat greke po publikojnë provat të cilat e nxorën zbuluar Babis Anagnostopoulos që për 37 ditë tentoi të mashtronte për vrasjen e gruas së tij.

Kjo është kamera e dhomës së ndenjes, të cilën 32-vjeçari e theu me qëllim që të dukej se atë e kishin bërë grabitësit. Këtë veprim Babis e bëri pas vrasjes dhe kamera u gjet mbrapa divanit.

Në fakt, autoritetet greke zbuluan se kamerës i ishte hequr karta regjistruese apo e kujtesës 2 orë para se Anagnostopoulos të vriste bashkëshorten e tij, Caroline Crouch.

Kamera është prova 35 në shtëpin e çiftit në Glyka Nera, kurse më parë media e vendit fqinj nxori edhe provën 36, kutinë me mbishkrimin ”Monopoly” për të cilën piloti grek trilloi se kishte fshehur mijëra euro dhe grabitësit e dinin këtë.

Vrasja që tronditi Greqinë u “zbulua” nga ora inteligjente që kishte në dorën e vetë, viktima 20 vjeçe.

Sipas ekspertit mjeko-ligjor, ora ruan të gjitha parametrat jetësore dhe pas përgjigjes që ka dhënë laboratori, ka rezultuar se nëna e foshnjës 11-muajshe u mbyt në gjumë nga burri i saj.