Transmetuar më 27-06-2021, 19:00

Një ditë pasi vajza 19 vjeçare shqiptare denoncoi dy djem bashkëkombës se e kanë mbajtur peng dhe përd hunuar për tri ditë me radhë, vijnë dëshmi dhe pretendime të tjera mbi këtë ngjarje.

Vajza sot ka deponuar sërish në polici. Më herët dje, ajo kishte thënë se dy djemtë shqiptarë 20 dhe 21 vjeç që shikoni në foto, e rrëmbyen dhe e mbyllën në një apartament në lagjen Kipseli në Athinë dhe e përd hunuan atë tri ditë rresht.

Sidoqoftë, sipas burimeve të prokurorisë, 19-vjeçarja ka modifikuar sot deklaratën deponuese që dha dje në polici. Ajo thotë se i përmbahet pjesërisht padisë së ngritur të shtunën ndaj dy djemve.

Policia tha të dielën pasdite se enigma mund të zgjidhet nga testet toksikologjike që i janë kryer 19-vjeçares, pasi – siç kishte pretenduar ajo- të rinjtë i dhanë drogë ndërsa e mbanin në mënyrë të paligjshme.

Sakaq Noa.al ka zbardhur dhe dëshminë në gjykatë të dy djemve të dyshuar.

Ata mohuan çdo akuzë duke thënë se asgjë për të cilën vajza e re u ankua nuk ishte e vërtetë.

Të rinjtë përshkruan një ngjarje diametralisht të kundërt me atë që kallëzoi vajza. Njëri prej dy të pandehurve tha se ai u takua me vajzën përmes Instagram dhe kur ajo vendosi të largohej nga shtëpia e saj, ai e ftoi të shkonin në shtëpinë e tij.

I akuzuari më tej tha se 19-vjeçarja u përpoq të kishte një marrëdhënie me njërin nga të dy. Dhe kur ai nuk u përgjigj, ajo u përpoq me mikun e tij. "Ne nuk kemi bërë asgjë, nuk e kemi përdhunuar, nuk e di pse dëshiron të hakmerret ndaj nesh", tha një nga të akuzuarit.

Tri ditë më pas ata u nisën me pushime në Mikonos dhe pasi u ndanë me vajzën morën anijen për në ishullin turistik grek.

Sot prokurori procedoi të arrestuarit 20 dhe 21-vjeçar për rrëmbim dhe mbajtje peng në bashkëpunim për të detyruar viktimën në veprime të turpshme, përd hunim në grup, përdorim droge, posedimi dhe furnizimi i barnave për përdorim vetjak. /noa.al