Transmetuar më 06-07-2021, 18:08

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, ka atakuar për herë parë sot atë që njihet si Hakmarrja për Drejtësi, duke u bërë kështu pasardhës i Berishës në sulmet e të djathtës ndaj vëllezërve Shyti dhe disa personave të tjerë.

Reagimi i Bashës erdhi pasi sot SPAK kreu arrestimin e kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe për afera të dyshuara korrupsioni.

Për z.Basha, arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit korruptiv të Tushes me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë.

Por kjo, thotë z.Basha, do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Fatos Tushën, Erion Braçen dhe vetë Edi Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi", deklaroi z.Basha.