Transmetuar më 14-07-2021, 20:02

Rikthehet frikshëm COVID-inë Greqi.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi sot 938 raste të reja të Covid-19 në Greqi.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 135 pacientë janë të intubuar në ICU.

Që nga fillimi i pandemisë, 2,739 pacientë janë larguar nga ICU. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 447.718.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 7, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 12,813 vdekjesh.