Transmetuar më 21-07-2021, 10:21

Një përleshje e fortë mes bandash është regjistruar në Luton të Britanisë së Madhe.

Sipas mediave të hauja bëhet me dije se pjesë e sherrit janë bërë dhjetëra persona, nga ku 5 janë shtruar në spital dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar. Sipas raportimeve, dy grupet janë znë keq me grusjta, shkelma dhe kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të njërit-tjetrit.

Disa kanë marrë lëndime serioze në trup, e të tjerë kanë arritur t’ia hedhin paq këtë herë. Arsyet e sherrit nuk janë plotësisht të qarta, ndërkohë që policia po heton rastin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.