Transmetuar më 28-07-2021, 15:54

Ra ‘nazar’, pëson aksident benzi i nuses, por fatmirësisht pa pasoja.

Ngjarja e pazakontë ndodhi sot në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës.

Siç shihet nga pamjet, makna e shtrenjtë është përplasur fort në pjesën e përparme duke u deformuar.

Nga kjo përplasje ka pasur vetëm dëme materiale pasi nusja me dhëndrin kanë shpëtuar për mrekulli.

Ende nuk dihen rrethanat e rastit në fjalë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po harton një procesverbal për të përcaktuar shkaqet e këij aksidenti.

Më tej dasma ka vazhduar normalisht, ndodnëse pronarit i duhet të paguajë një haraç të shtrenjtë për të rregulluar makinën.