Transmetuar më 01-08-2021, 20:53

Një person në Kosovë gjobitet për puthje në publik.

Sipas mediave vendase, pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë shqiptuar një gjobë një mërgimtari në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij në publik.

Rasti ka ndodhur më 28 korrik afër një klubi nate në kryeqytet.

Për puthjen, qytetari,emigrant në Suedi, është gjobitur me 450 euro.

Te përshkrimi i gjobës oficerët e Policisë kanë shkruar: “I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.