Transmetuar më 04-08-2021, 00:10

Një mjek ka shpërndarë një video që e tregon momentin kur shtrydh mbushësin nga buzët e një gruaje pasi i ishin dëmtuar.

Dr Esho, i quajtur “Doktori i buzëve”, tha se kjo video tregon rreziqet e mbushësve të buzëve dhe sesi procedura, e cila është bërë e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, mund të shkojë tmerrësisht keq për shumë pacientë.

Ai beson përhapja e gjëra e mbushësve të buzëve, e nxitur nga yjet e televizionit real dhe ndikuesit e mediave sociale është drejt fundit, pasi njerëzve nën 18 vjeç tani u është ndaluar aplikimi i mbushësve dhe botoksit.

Në videon e tij në Instagram, ana e buzës së sipërme të gruas duket e fryrë dhe Dr Esho e shpërthen me një gjilpërë të gjatë.

Nga buza del një masë e bardhë, që është mbushësi i injektuar gabimisht.

Më poshtë pamjet: