Transmetuar më 05-08-2021, 15:18

Një 71-vjeçare ka humbur jetën gjatë një shëtitje familjare në Turqi pasi u rrëzua nga shkëmbi. Momenti i frikshëm u filmua rastësisht nga dhëndri i saj.

Ai po filmonte peizazhin malor në pyll pranë fshatit Tepekov në provincën verilindore të Artvin.

Ndërsa kamera po lëvizej për të kapur pamjet, Kadir duket se kapi aksidentalisht momentin kur vjehrra e tij, Pumpul Karademir shkoi në buzë të shkëmbit për të parë poshtë para se të humbte ekuilibrin e saj dhe të binte nga shkëmbi.

Pumpulin përplaset mbi një shkëmb dhe këmbët e saj mund të shihen në ajër ndërsa ajo bie nga buza e shkëmbit mesditën e së Premtes.

E bija Ayla mund të dëgjohet teksa e paralajmëron nënën e saj duke i thënë disa herë ‘mos shko, mami, jo, mami, mos shko’.