Transmetuar më 20-08-2021, 18:34

Policia e Gjilanit është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit që shikoni në foto.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshoi një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor, raporton noa.al

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]

Vetë Rinori, duke folur me media në Kosovë ka thënë se nuk ndodhet atje, porse kur të kthehet do të shkojë vetë në polici.

Rinori tha se nuk ka lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij. Ai tha se është denoncuar nga një djalë, por mohoi të jetë përfshirë.

"Unë jam paraqitur vetë në polici, jam intervistuar 3 orë, m’i kanë marrë të dhënat dhe më kanë liruar. Pas pesë ditëdh më kanë thirrur prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që ka fletë-arresti ndaj meje".