Transmetuar më 18-09-2021, 21:59

Rozmarina i jep shije të mrekullueshme mishir të pjekur në skarë, por a e dini se është gjithashtu e mrekullueshme për flokët tuaj?

Bari aromatik është i bollshëm në Mesdhe, ku është i dashur për shumëllojshmërinë e përdorimeve dhe aromën dehëse.

Rozmarina ka fuqi anti-inflamatore që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe stimulimin e rritjes së flokëve, ndër të tjera.

Lexoni më poshtë për të parë nëse shtimi i rozmarinës në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve është i përshtatshëm për ju.

Cilat janë përfitimet?

Vaji i rozmarinës është bërë i njohur për përfitimet e tij në rritjen e flokëve. Një studim zbuloi se ky vaj është po aq efektiv sa përbërësi kryesor i Rogaine në tonifikimin dhe rritjen e flokëve.

Një studim tjetër tregon gjithashtu se një nga përbërësit aktivë në rozmarinë, acidi karonik, nxit rritjen e flokëve të rinj. Kjo mund të stimulojë trajtimin e kokës, gjë që çon në rritjen e flokëve.

Duke forcuar flokët, vaji i rozmarinës mbron qimet nga brishtësia, duke siguruar mbrojtje kundër humbjes së flokëve.

Efektet anti-inflamatore janë gjithashtu të mëdha për qetësimin e kruajtjes në lëkurën e kokës. Kurse vetitë antifungale mund të ndihmojnë në parandalimin e zbokthit.

Si çdo vaj, dhe ai i rozmarinës gjithashtu përmirëson butësinë dhe siguron shkëlqimin e përgjithshëm të flokëve.

Si mund ta përdorni?

Ka mënyra të ndryshme për të përfshirë vajin e rozmarinës në rutinën tuaj të bukurisë. Ju mund të aplikoni disa pika vaj direkt në kokë ose ta përzieni me një vaj tjetër, siç është jojoba.

Masazhoni lëkurën e kokës dhe shpëlajeni nëse dëshironi. Gjithashtu mund të përzieni disa pika në shampo ose të blini produkte për flokë që kanë vaj rozmarine.

Kur duhet ta shmangni?

Natyrisht, sigurohuni që nuk jeni alergjikë ndaj vajit të rozmarinës para se ta përdorni.

Para se ta aplikoni në lëkurën e kokës, mund të dëshironi ta provoni produktin në një zonë të vogël të dorës për t’u siguruar që nuk keni efekte anësore.

Nëse flokët tuaj janë veçanërisht të hollë ose i lyeni, duhet të bëni kujdes dhe të konsultoheni me specialistin para se të shtoni këtë vaj në rutinën e kujdesit ndaj flokëve. /noa.al