Transmetuar më 01-09-2021, 14:28

Maqedonia e Veriut vendos kufizime.

Nga dita e sotme të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit kundër COVID.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Ndërsa ata që udhëtojnë tranzit për në Maqedoninë e Veriut duhet të plotësojnë një deklaratë në pikat e kalimit kufitar.

Disa prej qytetarëve thonëse kanë marrë një test PCR për të kaluar në anën tjetër të kufirit, ndërsa ka mes tyre të tjerë që shprehen se nuk kanë pasur dijeni për këtë rregull të rinj.

Pak ditë më parë edhe Kosova vendosi të njëjtën masë në pikat e saj kufitare. Ndërkohë që në Shqipëri ky rregull do të hyjë në fuqi pas datës 6 shtator.

Rajoni është duke u përballur me një rritje të rasteve dhe numrit të viktimave me COVID veçanërisht në dy javët e fundit, ndaj dhe kjo ka bërë qe qeveritë e këtyre vendeve të ndërmarrë masa shtesë.