Transmetuar më 12-09-2021, 07:42

Moderatorja e njohur shqiptare dhe njëra ndër të pëlqyerat e publikut Luana Vjollca, ka nisur prej ditësh pushimet në shtetin fqinj, më saktë në ishullin Mykonos në Greqi. Si çdo herë tjetër ajo ka zgjedhur të ndajë me fansat atmosferën e bukur në të cilën po pushon. Këtë gjë e ka arritur me anë tënjë postimi duke thënë se ka afro tetë vite që nuk ka qenë në vende të tilla me kaq shumë njerëz:

“Për të paktën tetë vitet e fundit daljet e tilla i kisha tërësisht të harruara”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar.

Në fotot e publikuara moderatorja është veshur me një kostum kuq e zi duke i marrë zemrën të gjithë adhuruesve që e ndjekin dhe jo vetëm.