Transmetuar më 12-09-2021, 12:33

Pandemia Covid-19 prej kohësh e ka kthyer përmbys të gjithë botën. Për këtë arsye është bërë disa herë apel për vaksinimin e qytetarëve në mbarë botën.

Deri më tani në vendin tonë janë 700 mijë qytetarë që janë vaksinuar kundër COVID, plotësisht me të dyja dozat.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja u bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.