Transmetuar më 13-09-2021, 13:51

Prej kohësh konspiracionisti Alfred Cako kundërshton me forcë b♪7rjen e vaksinave anticovid. Sot ai foli për protestat që priten sërish nga njerëzit që kundërshtojnë bërjen e vaksinës.

Tepër i revoltuar, Cako tha se nëpër studio dalin dhe flasin njerëz që nuk ia kanë idenë për asgjë.

Ai shtoi se e kishte parlajmëruar që më herët se vendet do tentojnë t’i bëjnë deri në 4-6 doza vaksine dhe se do vijë një moment kur të flasin për vendosjen e mikroçipit.

“Asgjë që kanë thënë ata debilat që ftojnë aty nuk ka dalë. Ndërsa unë kam thënë që do ketë 2,4,6 vaksina dhe ashtu doli, ja po bëjnë doza të tjera vaksinash. Deri kur të vijë momenti që të thonë: e gjetëm zgjidhjen, është mikroçipi,” tha Cako.