Transmetuar më 14-09-2021, 11:02

Një javë pas lindjes së vajzës, një çift i ri bashkëshortësh, kanë humbur tragjikisht jetën nga kovidi. Virusi i mori jetën Daniel dhe Davy Macias prindër të 5 fëmijëve.

Ata kishin vendosur të gjenin emrin për vajzën sapo të shëroheshin, por sëmundja nuk i la të shijonin krijesën e tyre.

Nëna vdiq nga komplikimet prej Covid-19. Dhe gati dy javë pasi ajo vdiq humbi jetën dhe burri i saj.

Davy Macias ishte 37-vjeç dhe Daniel Macias ishte 39 dhe lanë pas pesë fëmijë, të moshës 7, 5, 3, 2-vjeç dhe 3 javë.

Të dy janë midis më shumë se 660.000 njerëzve në SHBA që kanë vdekur nga koronavirusi. Davy Macias nuk ishte e vaksinuar sepse ishte shtatzënë, por ishte e paqartë nëse Daniel ishte vaksinuar.