Transmetuar më 14-09-2021, 13:31

Qeveria angleze, përmes një dispozite, ka saktësuar një masë të re për procedurat e mbërritjes në vend, gjithmonë të lidhura me parandalimin e përhapjes së COVID-19, në funksion të fillimit të garave të UEFA-s, pra të Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe “Conference League”.

Me anë të këtij përjashtimi, të gjithë lojtarët e ekipeve që marrin pjesë në garat e UEFA-s do të jenë në gjendje të kalojnë në të gjithë vendin për të marrë pjesë në ngjarjet sportive elitare pa pasur nevojë të respektojnë një periudhë karantine.

Kjo është një masë, e cila kryesisht ka të bëjë me ata lojtarë që javët e fundit, falë angazhimeve të tyre me ekipet kombëtare, kanë qenë në vendet e përcaktuara nga Anglia si “zona të kuqe”.

Mirror Football on Twitter: "Boris Johnson accused of fuelling racism by  UEFA president Aleksander Ceferin https://t.co/JEFNXeXm9H… "

Sipas “Times”, rregulli u ndryshua të hënën: "Pas ndryshimeve në Shtojcën 11, masat shtesë që zbatohen për mbërritjet nga vendet dhe territoret e kategorisë 3 nuk zbatohen për sportistët ndërkombëtarë të nivelit të lartë, që udhëtojnë nga ose përmes një vendi/territori të kategorisë 3 për të garuar në një ngjarje sportive elitare, nëse rrjedhimisht ata udhëtojnë në Angli për të luajtur në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës ose Ligën e Konferencës”.

Kësisoji, në bashkëpunim me UEFA-n u gjet zgjidhja e disa problemeve në lidhje me udhëtimin e profesionistëve të sportit. Duket si një kthim “borxhi” ky nga qeveria britanike, ku u zhvilluan gjysmëfinalet dhe finalja e “Euro 2020”.

Pavarësisht kërkesave për t’i spostuar diku tjetër këto tri sfidat përmbyllëse të Europianit të kësaj vere, sepse rastet me koronavirus ishin të shumta, UEFA nuk e ndërroi me askënd tjetër Anglinë dhe “Wembley”.