Transmetuar më 18-09-2021, 11:23

Mister dhe dhimbje ka shkaktuar një zhdukje e paqartë e një vajze dhe më.pas edhe e të fejuarit që ishte vënë në kërkim të saj.

Ngjarja ka marrë vëmendje në mediat kryesore botërore. BBC raporton se Brian Laundrie, 23 vjeç, një i ri amerikan, ka humbur pasi ishte vënë në kërkim të të fejuarës Gabrielle Petito, 22 vjeçe.

Ai dhe "Gabby"u nisën për një udhëtim në korrik, duke dokumentuar aventurat e tyre në mediat sociale.

Por më 1 shtator, Brian Laundrie u kthye vetëm në shtëpi. Familja e të fejuarës Petito raportoi se vajza ishte zhdukur.

Policia thirri të fejuarin dhe e pyeti për zhdukjen e vajzës. Ai nuk ka dhënë ndonjë informacion të vlefshëm për gjetjen e Gabby.

Por që nga e marta është zhdukur edhe Brian, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Policia tha se ka publikuar foton e çiftit në përpjekje për t’i gjetur.

Por familja e Gabby ka dyshime se vajza është zhdukur për faj të Brian.

Një avokat i familjes së zonës Petito tha: "E gjithë familja e Gabby dëshiron që bota të dijë se Brian nuk ka humbur, ai po fshihet. Kurse Gabby është zhdukur", duke hedhur kështu dyshime se Brian ka vrarë të fejuarën dhe është zhdukur.

Çifti u nis në një udhëtim aventurë me një furgon të bardhë Ford Transit në korrik 2021.

Ata e filmuan veten duke buzëqeshur, puthur dhe vrapuar në një video në YouTube, "Fillimi i Udhëtimit Tonë në Jetë", i cili është parë rreth 2 milionë herë.

Dy javë para se Gabrielle Gabby Petito të zhdukej, pra më 12 gusht, policia në qytetin jugor të Jutah, Moab, u thirr për ndihmë pasi u raportua për një incident dhune në familje që përfshinte çiftin tashmë të zhdukur. /noa.al