Transmetuar më 19-09-2021, 20:51

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Në aksidentin e trefishtë janë përfshirë një automjet tip BMW, drejtuar nga në 23-veçar, një makinë Benz, drejtuar nga një 60-vjeçar dhe një Volkswaggen.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i Benzit dhe ai i BMW-së, që janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesja e makinës Volkswaggen raportohet se ka marrë lëndime të lehta.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar i 23-vjeçarit me BMW.