Transmetuar më 21-09-2021, 13:23
Përplasen 4 makina në rrugën e Rinasit, noa.al raporton se nuk ka persona të lënduar për t’u dërguar nën kujdes spitalor.
Sipas informacioneve më të fundit, 4 mjete janë përfshirë në këtë aksident në një përplasje në seri.
Një prej mjeteve është autoshkollë.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar krahu i rrugës që të çon nga Rinasi drejt Tiranës.
Sipas pamjeve, nga përplasja e fortë një mjet tip “BMW” i është hapur air bag-u, ndërsa një goma e pasme e një Benz-i ka fluturuar në ajër.
Policia dhe zjarrfikësit kanë ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Policia tha se po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.