Transmetuar më 23-09-2021, 09:45

Në një periudhë të vështirë ku jeta ka marrë ritëm dhe ngjyra të tjera, nuk është e lehtë të mendosh se çfarë ushqimesh duhen konsumuar në jetën e përditshme, në mënyrë që të ushqehesh sa më shëndetshëm. Pandemia që po jetojmë na bëri të reflektojmë më shumë rreth mënyrës së të ushqyerit por edhe mënyrës së jetesës.

Mënyra e të ushqyerit e secilit prej nesh ka një impakt mbi imunitetin i cili  luan një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë dhe në përgjigjen ndaj infeksioneve, duke përfshirë këtu edhe infeksionin nga COVID-19. Ne nuk mund të ndryshojmë disa faktorë rreziku apo predispozitën ndaj infeksioneve, por dieta dhe mënyra e të ushqyerit, si një faktor i rëndësishëm për funksionimin e sistemit imunitar, janë të ndryshueshme. Më poshtë kemi një recetë me veti antiiflamatore:

Sallate omega-3:

Përbërësit

300 gr peshk (sardele ose ton natyral) 200 gr spinaq i freskët (me gjethe të vogla mundësisht) 1 qepë e njomë me gjithë gjethet jeshile 1/4 finok 1 lugë gjelle thana 1 lugë gjelle me arra

Përgatitja:

Priten në feta të holla qepa, finoku, spinaqi. Shkriftohet peshku ton( ose përdorim sardele). Hidhen të gjitha në një tas sallate e më pas shtojmë thanat dhe arrat.

Pergatitet salca me 1 lëng limoni, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull balsamike, pak kripë, piper dhe spec të kuq pluhur.

Përzihen mirë përbërësit, dhe mund të shijohet në çdo vakt.

(Heda.al)