Transmetuar më 22-09-2021, 23:14

Prej muajsh vrasja e 20-vjeçares nga bashkëshorti pilot ka mbajtur të mbërthyer Greqinë. Janë publikuar lajme, fakte dhe dëshmi të ndryshme për këtë vrasje. Më në fund kanë dalë edhe pamjet brenda dhomës ku ndodhi krimi horror.

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga ngjarje dramatike, e vrasjes së 20 vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj.

Protothema ka publikuar fotografitë në dhomën ku u vra e reja 20 vjeçare Caroline Crouch në Glyka Nera të Greqisë.

Fotografitë, të cilat përfshihen në dosjen e çështjes, përshkruajnë skenën e vdekjes, por edhe lëvizjet e 32-vjeçarit në agimin fatal të 11 majit.

Në foto shfaqet dhoma horror, ku gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis inskenoi grabitje për të cilën fillimisht u akuzuan shtetas shqiptarë.

Në shtrat shihet celulari i tij, pajisja që në fund e tradhtoi dhe sirtarët e përmbysur. Ndërsa shihen edhe pjesët e ngjitësit izolues që ai ka përdorur për t’i lidhur duart gruas që vrau. Në skajin tjetër të dhomës së gjumit, ka një abazhur të hedhur dhe të ndezur, pranë krevatit të Lidias së vogël, shkruan protothema.gr.