Transmetuar më 23-09-2021, 15:39

Tre djem adoleshentë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm sot në kryeqytet me pasojë plagosjen e dy prej tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në Kamzë, ku gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç.

Adoleshentët ianë dërguar në urgjencë dhe ndodhen atjr, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al