Transmetuar më 23-09-2021, 20:00

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në pyllin pranë fshatit Borizanë, në Krujë.

Flakët të cilat favorizohen edhe nga era, kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Zjarrfikëset e kanë të vështirë për të ndërhyrë në fikjen e zjarit për shkak të terrenit malor. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në sipërfaqen pyjore./noa.al