Transmetuar më 23-09-2021, 21:17

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë të Fierit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Bani Mishtaku.Rezulton se ky shtetas në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shumë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme./noa.al