Transmetuar më 24-09-2021, 08:54

Një burrë në moshë të re në Londër, rrëfen për rubrikën Shkruaj Psikologut, telashet që kanë hyrë në jetën e tij.

"Unë jam 33 vjeç, kurse e dashura ime, 2 vjet më e re, 31. Kemi shtatë vjet bashkë.

Muajt e fundit na është futur sherri. Ajo më kërkon që të kalojmë në bashkëjetesë, por unë nuk jam gati dhe ia thashë këtë.

Kjo i vuri vulën sherrit dhe ajo iku e më la. Në atë gjendje përfundova lokaleve. Një natë u denda duke pirë dhe iu orvata një vajze. Pak më vonë përfunduam duke e bërë në shtëpinë time. Ishte diçka e shkurtër dhe kur ika, mendova që nuk kisha për ta parë më.

Disa ditë më vonë, rinisi lidhja jonë. Ajo ishte më e qetë dhe unë më i disponueshëm për kërkesën e saj që të jetojmë bashkë.

Por dy muaj më vonë, mora një mesazh nga femra që patëm sek.s për një natë. Më tha se ishte shtatzënë dhe fëmija ishte imi.

Nuk e detyrova të bëjë asnjë hap që nuk e donte. Ajo e lindi fëmijën, një vajzë. Unë shkoj shpesh për të parë. Por duke qenë se jetoj me partneren, i them se iki të vizitoj kushërirën time.

Kjo e fshehtë nuk mund të mbahet më kështu. Më thoni çfarë duhet të bëj, a duhet t’ia tregoj që ato ditë që ishim të zënë, bëra një fëmijë."

Këshilla e Deidre:

"Ne bëjmë gabime. Kjo nuk do të thotë që jemi njerëz të këqij, thjesht kemi marrë vendime të gabuara, kemi bërë veprime të gabuara.

Çelësi është që ju të keni mësuar nga gabimi dhe nuk do ta bëni përsëri.

Për sa i përket asaj nëse duhe t’ia tregoni të dashurës suaj, nuk ka një mënyrë të thjeshtë dhe të butë për t’i thënë atë që ka ndodhur. 

Është mirë të jesh i sinqertë. Siç thoni ju, e vërteta do të dalë në shesh.

Mos u përpiqni të vishni justifikime atë që keni bërë. Tregoni çfarë ka ndodhur, ashtu si ka ndodhur.

Në vijim, përqendrohuni në mënyrën se si dëshironi të jeni së bashku dhe si të jeni të përkushtuar për të bërë gjërat që doni.

Por paraprakisht, blhuni gati që ajo të kërkojë kohë dhe hapësirë ​​për të menduar gjërat pas gjithë kësaj që do të marrë vesh. /noa.al