Transmetuar më 22-10-2021, 12:51

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në kryeminsitri krerët e Bashkive, ku po diskutohet në lidhje me pastrimin e territorit dhe menaxhimin e mbetjeve urbane. Rama thotë se ka ardhur momenti për t’i dhënë goditjen e fundit vendgrumbullimeve të paligjshme të plehrave, keqfinancimit të pastrimit nga shumë njësi vendore.

‘Kokërr leku nuk keni nëse nuk mblidhni plehrat’, ka paralajmëruar Rama.

Ministrja Kumbaro ia tregon me foto konkrete kryebashkiakëve situatën.

"Ja situata në Durrës, Vlorë, Himarë, Shkodër, Sarandë, në Fier, etj. Nuk gjeta foto nga Qarku i Korccës, me duhet ta pranoj, ose nuk më sollën", tha Kumbaro, duke apeluar se situata duhet të ndryshojë. Ajo dha modelin e Lezhës e cila ka bërë një punë shumë të mirë. Pse plazhet e Lezhës janë ndër më të pastrat? Sepse ka menaxhim", tha ajo.